Gjiganti i ‘Game of Thrones’ e thyen rekordin e ngritjeve të peshave

Aktori islandez Hafthor Bjornsson vendosi një rekord botëror për deadlift të Shtunën kur ngriti 501 kg, gjegjësisht gjysmë ton, në palestrën e Thor në Islandë.

Fun

03/05/2020 20:14

Bjornsson, i njohur për karakterin e tij Ser Gregor “Mountain” Clegane në Game of Thrones, theu rekordin e mbajtur më parë nga Briton Eddie Hall i cili në vitin 2016 u bë njeriu i parë që ngriti 500 kg, shkruan The Guardian, transmeton lajmi.net.

Aktori ka shokuar të gjithë që ishin prezent për ta parë. Veprimi i tij u përcjell me duartrokitje të ngrohta nga publiku.

Ndiqeni videon e publikuar nga mediumi britanik për të parë momentin historik. /Lajmi.net/

YouTube player