Gjiganti francez me ofertë për Milik

Skuadra franceze Marseille, ka bërë ofertë dhe aktualisht është në diskutime me Napolin për sjelljen e Arkadiusz Milik në "Velodrome".

Sport

14/01/2021 19:32

Sipas “Gianlucadimarzo.com”, Marseille e ka seriozisht tentativën e saj për reprezentuesin polak të Napolit, Arkadiusz Milik, transmeton lajmi.net.

Klubi francez ka ofruar shumën tetë milionë euro plus varësisht nga kualifikimi në Ligën e Kampionëve dhe një milionë ekstra, por si duket Napoli kërkon më shumë.

Skuadra napoletane dëshiron së paku 15 milionë euro për polakun, dhe siç thuhet deri tani, Marseille nuk është e gatshme të paguajë këtë shumë, por se bisedimet janë duke vazhduar më tej.

Sipas artikullit, edhe Milik është shprehur i interesuar për një transferim në Francë, i cili kërkon një ekip që i jep mundësinë të luaj dhe të jetë protagonist në Euro 2021./Lajmi.net/