Gjigantët e Premier Ligës tregojnë interes për Fati

Shumë klube kanë shfaqur interesim për Ansu Fati. Sipas raportimit të ‘Mundo Derpotivo’, rivalët e Londrës së Veriut, Arsenali dhe Tottenham Hotspur janë të interesuar për nënshkrimin e anësorit të Barcelonës, Ansu Fati, përcjellë lajmi.net. Reprezentuesi spanjoll është paraqitur në vetëm shtatë ndeshje të ligës për gjigantët katalanas dhe mund të tundohet të bëjë një…

Sport

05/02/2023 19:00

Shumë klube kanë shfaqur interesim për Ansu Fati.

Sipas raportimit të ‘Mundo Derpotivo’, rivalët e Londrës së Veriut, Arsenali dhe Tottenham Hotspur janë të interesuar për nënshkrimin e anësorit të Barcelonës, Ansu Fati, përcjellë lajmi.net.

Reprezentuesi spanjoll është paraqitur në vetëm shtatë ndeshje të ligës për gjigantët katalanas dhe mund të tundohet të bëjë një lëvizje në Premier Ligë nëse klubi i tij e lejon.

Përveç tyre interesim për spanjollin u raportua që kishte edhe Man United.

Mbetet të shihet nëse Fati do të shqyrtojë mundësit, apo do qëndrojë në Barcelonë./Lajmi.net/