Gjigantët e Premier Ligës pas Carrascos

Manchester United, Chelsea, Tottenham janë vendosur pas Yannick Carrasco.

Sport

24/06/2022 17:03

E ardhmja e Carrascos mund të jetë larg ‘Wanda Metropolitano’.

Lojtari ka kontratë me Atletico Madrid deri në vitin 2024, por është i lidhur me një largim të mundshëm nga ekipi i kryeqytetit.

Sipas ‘AS’ Manchester United, Chelsea dhe Tottenham janë vendosur pas Carrascos, përcjell lajmi.net.

Belgu ka luajtur një rol kyç te klubi i Diego Siomeones, mbetet të shihet nëse do të ndryshojë ambient këtë verë./Lajmi.net/