Gjest i jashtëzakonshëm, lojtarët e Interit heqin dorë nga bonuset e titullit

Raportimet nga Italia bëjnë të ditur se lojtarët e Interit do të heqin dorë nga bonuset e fitimit të titutllit për të ndihmuar klubin në problemet e tyre financiare.

Sport

27/04/2021 19:10

Si çdo klub tjetër evropian, Interi, ka vuajtur pasojat e pandemisë COVID-19, me stadiumet boshe dhe të ardhura më të ulëta nga transferimet, transmeton lajmi.net.

Në nëntor, Kryeshefi Ekzekutiv Beppe Marotta zbuloi se lojtarët ranë dakord të shtyjnë pagimin e pagave për korrik dhe gusht “për të ndihmuar klubin në këtë fazë kritike për futbollin”, pohoi drejtori i Nerazzurri.

Tani, sipas FCInter1908 dhe Calciomercato.com, lojtarët e Nerazzurrit janë gati të bëjnë një hap më shumë për të ndihmuar klubin.

Është raportuar, ata do të heqin dorë nga shpërblimet e tyre fituese të titullit kur të fitojnë Scudetto këtë sezon./Lajmi.net/