Gjermania, Polonia dhe Suedia i hakmerren Rusisë – dëbojnë diplomatët rusë

Gjermania, Polonia dhe Suedia kanë bërë të ditur se e kanë shpallur një diplomat rus “person non grata”.

Bota

08/02/2021 18:19

Ky veprim i tre shteteve anëtare të BE-së vjen si hakmarrje ndaj Moskës që dëboi tre diplomatë evropianë në javën e kaluar, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Ministria e Jashtme gjermane përmes një deklarate ka thënë se vendimi i autoriteteve ruse për të dëbuar një diplomat gjerman, “nuk ishte në asnjë mënyrë i justifikuar”.

Moska pretendon se diplomatët nga tre vendet evropiane që i dëboi morën pjesë në demonstratat kundër burgosjes së kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.

Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje.