Gjermania e kujton kështu fitoren 7-1 ndaj Brazilit
Sot janë bërë 6 vjet nga fitorja historike 7-1 e Gjermanisë ndaj Brazilit në botërorin “Brazil 2014”, në çerekfinale, një nga rezultatet më të pabesueshme të historisë së futbollit.
Sport
Në kujtim të atij takimi, që në histori kujtohet si “Mineirazo”, një kompani gjermane ka vendosur të nxjerrë në shitje një paketim special salçiçesh, të quajtura “7-1” (8 copë në total).
Natyrisht që salçiçja e tetë është në ofertë (7 të bardha dhe një ngjyrë kafe) dhe secila me ngjyrat e ekipeve kombëtare dhe ky paketim kushton 4 euro.
Sipas kompanisë që ka nxjerrë në shitje këtë paketim special, ngjyra e salçiçeve nuk ka të bëjë aspak me racizmin, por se ato me ngjyrë të bardhë dhe që janë nën flamurin gjerman janë me mish derri, ndërsa ajo me ngjyrë kafe është me mish viçi. /Lajmi.net/