Gjermani, shqiptari vret gruan në kampin e azilkërkuesve
Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje shqiptarësh në Gjermani. Një 40-vjeçar ka vrarë bashkëshorten në një nga kampet e azilkërkuesve.
Bota
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në familjen Çiba, ku Nerim Çiba, 40 vjeç, nga fshati Shlli, Mat, ka vrarë të shoqen, Arjana Çiba, 35 vjeçe, nënë e dy fëmijëve, shkruan shekulli.
Shkaqet e krimit mbeten ende të panjohura, por mësohet se autori i vrasjes ka precedentë të mëparshëm kriminalë në Shqipëri.
Familja Çiba ndodhej në kampin e azilkërkuesve në Gjermani prej një viti.