Gjermani, katër të vdekur në autobusin e rrokullisur

Të paktën katër persona kanë vdekur, ndërsa 40 të tjerë janë plagosur në një aksident trafiku që ndodhi të martën në autostradën në afërsi të qytetit Hesen, kur një autobus i udhëtarëve ra në greminën e thellë rreth 50 metra. 

Bota

30/12/2014 17:58

Sipas njoftimeve të medieve gjermane, shkaqet e aksidentit nuk dihen ende.

Autobusi ishte përplot pensionistë, të cilët ishin nisur për në Leipzig, ku planifikonin t’i kalonin pushimet e Vitit të Ri.

Autobus u rrokullis disa herë gjatë rënies në greminë, për të përfunduar mbi rrotat e veta.