Të Infektuar: 103.124

Të Shëruar: 89.648

Të Vdekur: 2.110

Gjermanët krijojnë telefon 30% më të lehtë me një material të ri

20:22 | 3 Mars 2021

Telefoni i parë celular i bërë nga fibra karboni më në fund do të dalë në treg.Prodhuar nga prodhuesi gjerman Carbon Mobile, telefoni inteligjent Carbon 1 MK II peshon vetëm 125 gram, rreth 30% më pak se mesatarja e tregut. Përveç kësaj, ai ka një trashësi prej vetëm 6.3 mm, transmeton Telegrafi.

Kompania njoftoi produktin në shkurt të vitit 2020.Ai pritej të tregtohej në qershor të të njëjtit vit, por nisja u vonua për shkak të pandemisë. Tani ekziston një pritje që ajo të dalë në treg në mars. Përparësitë kryesore të fibrave të karbonit janë lehtësia dhe qëndrueshmëria. Ky lloj i materialit sintetik në thelb përbëhet nga filamente karboni.

Elementi nuk oksidohet, siç ndodh me metalet, dhe nuk humbet fortësinë e lidhjeve me kalimin e kohës, si plastika. Ai është një opsion shumë rezistent për të kompozuar trupin e telefonave inteligjentë. Përveç kësaj, pasi nuk ka metale të tjera në strukturën e saj, fibra karboni është më e lehtë se materialet e tjera. Mesatarja e telefonave inteligjentë të disponueshëm në treg është rreth 180 gram kundrejt 125 gramë të modelit të ri. Diferenca është 30%. Për t’ju dhënë një ide, për shembull, Galaxy S21 (Samsung), peshon 171 gram dhe është i trashë 7.9 mm. Xiaomi Mi 10 (Xiaomi) është 208 gram dhe 8.96 mm trashë.