Gjergji: Gjashtë deputetë më përkrahin për President
“Një pjesë e tyre e kanë përkrahur iniciativën time për të kandiduar si kandidat i pavarur për president të Kosovës. Saktësisht deri tash 6 deputet më përkrahin”, thotë Gjergji për lajmi.net.

Lajme
Seremb Gjergji është i bindur se do ta ketë përkrahjen e deputetëve të Kosovës për të kandiduar dhe zgjedhur për President.
Madje ai thotë se ka përkrahjen e pozitës dhe opozitës.
I vetëshpallur si kandidat për president të Kosovës, që nga viti 2011, Gjergji thotë të jetë i bindur se jo vetëm që ka mbështetjen, por edhe se ka marrë përkrahjen e gjashtë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Se cilët janë ata deputetë, ai nuk i përmend me emra, por vetëm dihet fakti se për t’u kandiduar për President, një kandidat duhet të mbledhë nënshkrimet e së paku 30 deputetëve.
Në deklarim për lajmi.net, pasi ka bërë publike kërkesën të cilën do t’ua drejtojë deputetëve, Gjergji thotë se gjatë javës së kaluar, madje ka pasure dhe bisedime me shumë prej deputetëve.
“Një pjesë e tyre e kanë përkrahur iniciativën time për të kandiduar si kandidat i pavarur për president të Kosovës. Saktësisht deri tash 6 deputet më përkrahin”, thotë Gjergji për lajmi.net.
“ Unë kërkoj nga të gjithë që të më japin përkrahjen e tyre me nënshkrim”, thotë Gjergji.
Seremb Gjergji thotë se si i pavarur që është, në këë situatë është alternativa me e mirë të cilën po e kërkojnë të gjithë deputetët dhe qytetarët e Kosovës, raporton lajmi.net.
“Kandidimi im i shërben kauzës politike që po proklamohet nga pozita dhe opozita, si një person kompromisi për të gjithë faktorin politik”, thotë Gjergji.
“Konceptin tim e përkrahin edhe opozita tash ka mbet të shihet me nënshkrime. Në platformën time është e paraqitur si pik e parë pajtimi i faktori politik në Kosovë si dhe ndryshimi i imazhit të Kosovës jashtë vendit” thotë kandidati i vetëshpallur i cili nga viti 2011 ka mbajtur e organizuar edhe konferenca , plane e strategji të ndryshme për vendin.
Krejt në fund, Seremb Gjergji tregon se me veprimin e tij, e ka njoftuar edhe Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli./lajmi.net