Gjërat që duhet t’i fshini nga Facebook, përpara se ta dëmtoni vetën rëndë
Facebook tashmë posedon 230 milionë përdorues, duke qenë deri më tani rrjeti social më i popullarizuar në botë.
Auto & Tek
Ky rrjet social posedon një sërë përfitimesh, përfshirë këtu interaktivitet më të mirë me familjen dhe miqtë, socializim, vetëdijësim etj.
Megjithatë, Facebook ka anët e errëta të tij, me ankesat e përhershme kundrejt privatësisë të përdoruesve, transmeton lajmi.net.
Si rrjedhojë, ekzistojnë disa gjëra që duhet t’i fshini menjëherë me qëllim që të mbroni vetën dhe familjen tuaj nga rreziqet.
Statusi martesor
Natyrisht, ka situata kur është e sigurt të bëhet publike statusi martesor. Por shumë njerëz në Facebook mbetet si vend për takime me të rinjtë, kështu që ndërkohë që mund të jetë lakmuese lidhja juaj për disa të tjerë, do të ishte e rrugës ta fshihni këtë informacion.
Fotografitë e fëmijëve
Gjithmonë mendoni dy herë para se të postoni një fotografi të një fëmije në internet. Fëmija mund jetë shumë i ri për të pranuar që fotografia e tyre të publikohet në internet.
Informata në lidhje me fëmijët tuaj
Kjo shkon së bashku me pikën e mëparshme. Jini të kujdesshëm në lidhje me shkëmbimin e informacionit ku fëmija juaj do të jetë në çdo kohë.
“Miqtë” të cilët nuk janë miq të vërtetë
Pranimi i kërkesave për miqësi nga të huajt lehtë mund të ju vë në rrezik, veçanërisht nëse jeni duke ndarë shumë informacione personale për veten, jetën ose vendndodhjen tuaj. /Lajmi.net/