Gjeneva prezanton rrogën minimale më të lartë në botë, 3.800 franga në muaj

Gjeneva ka prezantuar rrogën minimale më të lartë në botë – 3.800 franga në muaj, që do të jetë e barabartë me 53.370 dollarë në vit, ose 4.500 dollarë në muaj.

Lajme

02/10/2020 23:22

Qyteti zviceran, që ka një popullësi prej 500 mijë banorësh, mbajti një referendum, ku 2/3 vendosën për planin e ri.

Tentativat, të cilat ishin refuzuar nga votuesit dy herë, në 2011 dhe 2014, do të hyjnë në fuqi më 17 tetor.

Gjeneva është qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë, llogaritur me indeksin e kostos së jetës, sipas Expatistan.

Por, u godit fuqishëm nga pandemia e Covid-19, për shkak të varësisë nga turizmi dhe vizitorët e biznesit.