Gjenerali Osborn uron Presidenten Osmani për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe rikonfirmon mbështetjen e SHBA-së
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një letër urimi nga Stephen Osborn, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në mesazhin e tij, Gjeneral Majori Osborn ka përcjellë urimet më të përzemërta për Presidenten Osmani dhe qytetarët e vendit, duke vlerësuar rrugëtimin shtetformues të Kosovës dhe përparimin e arritur ndër vite.…
Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një letër urimi nga Stephen Osborn, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në mesazhin e tij, Gjeneral Majori Osborn ka përcjellë urimet më të përzemërta për Presidenten Osmani dhe qytetarët e vendit, duke vlerësuar rrugëtimin shtetformues të Kosovës dhe përparimin e arritur ndër vite.
Ai ka shprehur veçanërisht vlerësim për partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë në fushën e sigurisë, me theks të posaçëm në avancimin dhe modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Sipas tij, zhvillimi profesional dhe rritja e kapaciteteve ndërvepruese në kuadër të planit të tranzicionit përbëjnë një kontribut të rëndësishëm për të ardhmen e sigurt të Kosovës dhe stabilitetin rajonal.
Gjeneral Majori Osborn ka rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Gardës Kombëtare të Iowa-s për zhvillimin e mëtejmë të Kosovës, duke i përcjellë Presidentes Osmani dhe qytetarëve urimet më të mira me rastin e kësaj dite të shënuar shtetërore.
Ky urim thekson edhe njëherë lidhjet e forta mes Kosovës dhe SHBA-së, si dhe përkushtimin e përbashkët për paqe, siguri dhe stabilitet rajonal. /Lajmi.net/