Gjendet trupi i Beqir Malokut, i zhdukur nga Istogu që nga gushti i vitit të kaluar
Është gjetur trupi i pajetë i Beqir Malokut, i zhdukur nga gushti i vitit që lëmë pas. Mediumi lokal istogas, RTV Fontana, ka raportuar se Maloku u gjet rreth 100 metra afër vendit ku më parë ishin gjetur syzet e tij. Beqiri, nga Saradrani i Istogut, ishte zhdukur të dielën e 16 gushtit 2025 dhe…
Lajme
Është gjetur trupi i pajetë i Beqir Malokut, i zhdukur nga gushti i vitit që lëmë pas.
Mediumi lokal istogas, RTV Fontana, ka raportuar se Maloku u gjet rreth 100 metra afër vendit ku më parë ishin gjetur syzet e tij.
Beqiri, nga Saradrani i Istogut, ishte zhdukur të dielën e 16 gushtit 2025 dhe që nga ajo ditë nuk dihej asgjë për vendndodhjen e tij.
Në kërkimin e 67-vjeçarit ishin përfshirë njësite policore, të Shoqatës së Kosovës për Kërkim-shpëtim, si dhe ekipe të FSK-së.