Gjendet predhë 1.5 metra në kufirin shqiptaro-grek (Video)

Një predhë topi e përmasave 1.5 m ndodhet sot në vendin e quajtur Kataeto, në afërsi të Piramidës 74, në kufirin Shqiptaro- Grek.

Lajme

15/08/2015 19:29

Burime nga banorë të zonës, kryesisht barinj, na thanë se predha i takon viteve të Luftës së Dytë Botërore.

Në Komisariatin e Policisë në Sarandë na thanë se janë në dijeni të ndodhjes së kësaj predhe në këtë vend, por kushtet në të cilat ajo gjendet, mungesa e rrugës së makinës e bën tepër të vështirë transportimin e predhës.

Edhe pse përballë vështirësive, një zgjidhje duket të ketë, dhe kjo ndoshta duhet bërë përmes demontimit të predhës.

Specialistë të kësaj fushe që merren me demontimin e predhave duhet të kenë në objektivat e tyre edhe predha si kjo që patë dhe që ndodhen në këtë zonë./shqiptarja

YouTube player