Gjendet pa shenja jete një 65-vjeçar në Marinë të Skenderajt, rasti po hetohet
Një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Marinë të Skenderajt. Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Sot, rreth orës 16:25 është raportuar se në fshatin Marinë të Skenderajt është gjetur pa shenja jete një mashkull, rreth 65 vjeç”, ka deklaruar Zahiti.…
Lajme
Një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Marinë të Skenderajt.
Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sot, rreth orës 16:25 është raportuar se në fshatin Marinë të Skenderajt është gjetur pa shenja jete një mashkull, rreth 65 vjeç”, ka deklaruar Zahiti.
Ai ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë Zahiti. /Lajmi.net/