Gjendet i vdekur prishtinasi: Jetonte i vetëm dhe që një javë askush s’kishte dëgjuar nga ai

Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur dje në Prishtinë. Policia bën me dije se ankuesja femër kosovare ka raportuar se ka rreth një javë që nuk ka kontaktuar me viktimën mashkull kosovar i cili jetonte vetëm në shtëpi. Është hapur dera e shtëpisë së tij dhe është hasur viktima i shtrirë në…

Lajme

03/02/2023 09:19

Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur dje në Prishtinë.

Policia bën me dije se ankuesja femër kosovare ka raportuar se ka rreth një javë që nuk ka kontaktuar me viktimën mashkull kosovar i cili jetonte vetëm në shtëpi.

Është hapur dera e shtëpisë së tij dhe është hasur viktima i shtrirë në tokë, nga stafi mjekësor i emergjencës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Lajmi.net/