Gjendet i vdekur një 40-vjeçar në një banesë në Ksamil

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Ksamil, ku një 40-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Viktima është identifikuar si Gerti Kallojeri, i cili kishte ardhur në Shqipëri vetëm pak ditë më parë nga Greqia, ku jetonte dhe punonte prej vitesh. Sipas burimeve, trupi i tij është…

Lajme

02/11/2025 19:57

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Ksamil, ku një 40-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Viktima është identifikuar si Gerti Kallojeri, i cili kishte ardhur në Shqipëri vetëm pak ditë më parë nga Greqia, ku jetonte dhe punonte prej vitesh.

Sipas burimeve, trupi i tij është gjetur nga nëna, e cila njoftoi menjëherë familjarët dhe autoritetet. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe Prokuroria e Sarandës, të cilat po hetojnë rrethanat e vdekjes.

Me urdhër të Prokurorisë, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, në mënyrë që të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes.

Hetimet vijojnë për të zbardhur nëse 40-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale apo në rrethana të tjera.