Gjendet e vdekur një grua në Mitrovicë, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën rreth orës 13:38 është gjetur pa shenja jete një grua në Mitrovicën e Jugut. Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Njoftimi i plotë:  Mitrovicë…

Lajme

08/01/2026 10:35

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën rreth orës 13:38 është gjetur pa shenja jete një grua në Mitrovicën e Jugut.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë: 

Mitrovicë jug, 07.01.2026 – 13:38. Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.