Gjendet drogë në burgun e Dubravës, konfiskohen 6 gramë marihuanë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në një nga pavijonet në burgun e Dubravës është gjetur 6 gramë drogë. Bazuar në njoftimin zyrtar, droga e gjetur është konfiskuar, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori. “Raportohet se gjatë kontrollit në njërin nga pavijonet, në gjësendet e të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar…

Lajme

27/01/2026 11:07

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në një nga pavijonet në burgun e Dubravës është gjetur 6 gramë drogë.

Bazuar në njoftimin zyrtar, droga e gjetur është konfiskuar, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori.

“Raportohet se gjatë kontrollit në njërin nga pavijonet, në gjësendet e të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar 6 gramë substance e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/