Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar – dyshohet për varrezë masive

Ish-Shkolla Teknike në Obiliq, nga objekti i së cilës nxënësit shqiptarë ishin dëbuar në vitin 1990, është liruar këtë vit pas 27 vitesh uzurpim dhe ka nisur të pastrohet nga Komuna e Obiliqit. Gjatë punimeve në objekt janë hasur edhe pamje e objekte të pazakonta në bodrum, përfshirë thasë të varur në tavan dhe një…

Lajme

08/09/2026 12:50

Ish-Shkolla Teknike në Obiliq, nga objekti i së cilës nxënësit shqiptarë ishin dëbuar në vitin 1990, është liruar këtë vit pas 27 vitesh uzurpim dhe ka nisur të pastrohet nga Komuna e Obiliqit.

Gjatë punimeve në objekt janë hasur edhe pamje e objekte të pazakonta në bodrum, përfshirë thasë të varur në tavan dhe një gropë të madhe, raporton lajmi.net.

Sipas informacioneve të siguruara nga lajmi.net nga vendi i ngjarjes në këtë objekt ishte zbuluar edhe një ambulancë që dyshohej se i përkiste strukturave ilegale serbe. Gjithashtu dyshohet se në këtë objekt mund të ketë edhe një varrezë masive nga lufta e fundit në Kosovë.

Për këto pretendime deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nga institucionet.

Lajmi.net ka tentuar të marrë përgjigje nga Policia dhe Prokuroria, por deri tani nuk ka asnjë deklarim.

Në vendin e ngjarjes veçse kanë arritur edhe njësitë e Policisë së Kosovës./Lajmi.net/