Gjenden gati të gjithë majmunët që ikën pas aksidentimit të kamionit

Të gjithë majmunët, me përjashtim të njërit, që ikën pas aksidentimit të kamionit me të cilin po transportoheshin në Pennsylvani, janë gjetur, raporton “The Guardian”.

Fun

23/01/2022 11:13

Disa nga 100 majmunë që gjendeshin në kamionin, ikën, mirëpo të gjithë janë gjetur, me përjashtim të njërit. Autoritetet në Pennsylvania janë duke kërkuar majmunin e fundit, ndërsa u është bërë thirrje qytetarëve që nëse e shohin të mos i afrohen por vetëm të lajmërojnë.

Kristen Nordlund, zëdhënës i Qendrës Federale për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ka treguar se të gjithë 100 majmunët, me përjashtim të njërit janë gjetur. Ndërsa tre nga majmunët janë eutanazuar.

Arsyeja Nordlund ka thënë se ishte për shkak të gjendjes së rëndë.

Dërgesa me majmunët kishte arritur në aeroportin e New Yorkut nga Mauritiusi. Ndërsa kamioni që po i transportonte u aksidentua në autostradë në afërsi të Pennsylvanias.

LEXO EDHE:

Aksidentohet kamioni me 100 majmunë, zhduken disa prej tyre