Gjashtë të rinj sulm brutal ndaj një çifti (Video)

Meredith Cole dhe Alex Vessey përfunduan në spital pas një sulmi brutal nga gjashtë të rinj që u krye më 22 gusht në Springfield të New England në SHBA. 

Bota

06/09/2014 23:26

Grupi prej gjashtë personave sulmoi çiftin jashtë një klubi nate, pasi fillimisht kishin sulmuar seksualisht Meredithin, nënë e një fëmije. 

Policia publikoi pamjet e sulmit brutal, të cilat ishin incizuar nga kamerat e sigurisë, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e të dyshuarve. 

Alexi që po punonte si DJ atë natë, Meredithi doli jashtë, ku iu afruan disa djemë të cilët filluan ta ngacmojnë edhe duke e prekur. Ajo u përpoq të shmanget, dhe historinë ja tregoi burrit të saj. 

Ata dolën jashtë dhe u thanë djemëve se po shkonin të njoftonin policinë. 

Por nga prapa u urdhi një sulm i papritur dhe brutal. Policia arriti në vendngjarje, dhe i ndoqi sulmuesit, por nuk arriti t’i kapë. Qifti tha se sulmi nuk ishte racial, edhe pse djemtë ishin me ngjyrë. E gjitha filloi pas ngacmimit seksual. (lajmi.net)