Gjarpri robot (Video)
Hulumtues nga Instituti i Teknologjisë në Gjeorgji, Universiteti Carnegie Mellon, Universiteti Shtetëror i Oregonit dhe kopshti zologjik i Atlantas, ndërhynë në fuqinë e Nënës Natyrë për të zgjedhur një problem robotik.
Fun
Ekipi i studiuesve kishte analizuar aftësinë e gjarpërit për tu ngjitur shpejt dhe me efikasitet nëpër kodra dhe shpate, duke shpresuar që ta imitojnë këtë aftësi në një gjarpër robot.
Qëllimi i vërtetë i këtij hulumtimi ishte që të kuptohet se si gjarprinjët janë në gjendje për të lëvizur aq shpejt nëpër kodra dhe shpate të ndryshme, tha Dianiel Goldman, një profesor i asociuar në Universitetin e Teknologjisë në Gjeorgji, transmeton Lajmi.net.
Rezulton se krahët anësor i ndihmojnë gjarprinjëve për tu ngjitur në shpate thjeshtë duke e rritur sasinë e zonës së tyre të trupit në kontakt me sipërfaqet e vështira në të cilat ata ngjiten.
Duke përdorur këtë njohuri, hulumtuesit ishin në gjendje për të krijuar gjarprin robot – i cili dikur ishte vetëm në gjendje që të udhëtojë nëpër tokë të rrafshët – të ngjitet nëpër sipërfaqe të vështira, transmeton Lajmi.net.
Ekipi thotë se ka në plan të përdorë atë që mësuan nga gjarprinjët e vërtetë, për ta adoptuar më mirë këtë krijim robotik në të gjitha terrenet – përfshirë edhe ato jashtëtokësore.