Gjarpri gjigant ngec në vrimën e kanalit, i jepet ndihma për ta shpëtuar (Foto)
Një piton gjigant me një gjatësi prej tre metra e gjeti veten të bllokuar tek një mbulesë kanali, në Tajlandë.
Fun
Disa motoristë, u shqetësuan shumë kur panë këtë piton në një gjendje të tillë, i cili gjendej në mes të rrugës, ku shumë lehtë mund edhe të shtypej nga dikush.
Sipas DailyMail, Pitoni kishte arritur që disi të përdredh gjysmën e trupit të tij nëpërmjet vrimës së mbulesës së kanalit, ngjarje kjo që ndodhi ishullin Phuket, ishull ky që gjendet në Tajlandë, e që ndodhet në krye të ngushticën në Malacca në brigjet perëndimore të Gadishullit Malay.
Kur gjysma e trupit të tij mbeti e ngecur në atë kanal, gjarpri e kishte të pamundur të vazhdonte më tutje apo të kthehej mbrapsht, transmeton lajmi.net.
Punëtorët e shpëtimit ishin thirrur për të liruar gjarprin e ngecur, por që rezultoi se operacioni i shpëtimit ishte një procedurë delikate, mirëpo më në fund arritën që gjarpri të lirohej nga vrima, e më pas u dërgua në provincën e Thalangut, tek kafshët e egra.
Ndryshe, Tajlanda është duke parë një rritje të prezencës së gjarpërinjve gjatë ditës nëpër vende të banuara, sepse zakonisht zvarranikët kërkojnë ushqim dhe vende të thata për të qëndruar gjatë sezonit të shirave. (lajmi.net)