Giroud vetë ofrohet te Real Madridi

Sulmuesi i Chelseas, Olivier Giroud i është ofruar klubit të madh spanjoll, Real Madrid.

Sport

19/01/2021 08:25

Francezi dëshiron të largohet nga “Stamford Bridge” sepse nuk është i lumtur me minutazhën e ulët, transmeton lajmi.net.

Sipas Defensa Central, agjenti i Giroud i ka ofruar shansin “Los Blancos” që ta transferojnë.

Reali ka huazuar dy qendërsulmuesit Borja Mayoral dhe Luka Jovic, andaj është në kërkim të një sulmuesi që të garojë me Benzeman për pozitën në formacionin bazë.

Sidoqoftë, gjiganti spanjoll ende s’ka shprehur interesimin për Giroud./Lajmi.net/