Giroud apo Benzema? Griezmann i del në mbrojtje këtij lojtari
Antoine Griezmann ka zgjedhur kryesisht të marrë rrugën e mesme midis përplasjes mes Olivier Giroud dhe Karim Benzema, por theksoi se i pari ka ngritur Kupën e Botës.
Sport
Benzema ndezi debatin të dielën kur u pyet për ndryshimin midis tij dhe sulmuesit francez Giroud.
“Ju nuk e krahasoni Formulën 1 me karting, dhe unë jam mirë”, tha Benzema në Instagram Live, transmeton lajmi.net.
“Unë nuk mund t’i përgjigjem të gjitha këtyre, që mund të më shqetësojnë”, tha Griezmann në Twitch.
“Unë e dua Olivier Giroud, ai është një lojtar i mirë dhe ai na ndihmoi të fitojmë Kupën e Botës. Dhe kjo është e rëndësishme në jetë”.
Benzema është larguar nga Kombëtarja e Francës që nga 2015, pasi akuzohet se kishte shantazhuar ish-shokun e skuadrës Mathieu Valbuena në një skandal me kasetë seksi. /Lajmi.net/