Giresse: Patëm vështirësi të fitonim topin, sidomos në pjesën e parë
Trajneri i kombëtares së Kosovës, Alain Giresse ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes ndaj Greqisë.
Sport
Kosova u mposht 0:2 ndaj Greqisë, për të humbur edhe shpresat për pozitën e parë.
Giresse tha se duhet bërë shumë punë pas kësaj ndeshje.
“Mendoj që kjo lojë e dytë e komplikon punën e kualifikimit. Sot ishte lojë e vështirë, prandaj ka shumë punë për të bërë sa i përket kualifikimit në vendin e parë”, ka thënë Giresse, transmeton lajmi.net.
“Fillimisht, ne se kishim shumë topin. Patëm vështirësi të fitonim topin, sidomos në pjesën e parë. Tentuam pak të kontrollonim në pjesën e dytë, por nuk arritëm”, shtoi ai.
“Ka shumë punë për t’u përmirësuar. Duhet të rritet potenciali i lojtarëve, lojtarëve që mund t’i përzgjedhim. Sot e kemi parë rëndësinë e ttë gjithë atyre që na munguan dhe padyshim që kemi nevojë për gjithësecilin për t’u përballur me kombëtare si Greqia.”
“A do të ftoje më shumë lojtarë po ta dije situatën? Gjendja është e tillë, kështu që vazhdojmë përpara.” /Lajmi.net/