Giresse pas ndeshjes ndaj Irlandës: Nuk e merituam humbjen
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse ka folur pas disfatës ndaj Irlandës. Kosova u mposht 2:1 nga Irlanda e Veriut, në një ndeshje ku dominuan ‘Dardanët’. Djelmoshat e Kosovës kaluan në epërsi, por që nuk arritën ta mbajnë atë. Pas ndeshjes ka folur edhe vetë trajneri Alain Giresse, duke thënë se nuk e merituan…
Sport
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse ka folur pas disfatës ndaj Irlandës.
Kosova u mposht 2:1 nga Irlanda e Veriut, në një ndeshje ku dominuan ‘Dardanët’.
Djelmoshat e Kosovës kaluan në epërsi, por që nuk arritën ta mbajnë atë.
Pas ndeshjes ka folur edhe vetë trajneri Alain Giresse, duke thënë se nuk e merituan humbjen.
“Duke parë ndeshjen ne nuk e merituam humbjen.
Pjesën e parë e kemi menaxhuar shumë mirë, në të dytin ishte një ekip tjetër ai i Irlandës.
Krijuam shumë raste, por mos konkretizimi i tyre na solli te humbja”, u shpreh ai, përcjell lajmi.net.
Trajneri u pyet edhe për Bersant Celinën, i cili sipas francezit ka bërë paraqitje të mirë.
“Roli i tij ishte mesfushor ndërtues, ai duhet t`i jepte ritëm lojës dhe ia arriti të realizojë rolin e tij”.
Për zëvendësime Giresse tha se ishin në kohën e duhur.
“Zëvendësimet ishin në kohë, pasi lojtarët zhvilluan ndeshje të mirë”, përfundoi ai.
Kosova pas asaj humbje qëndron në vendin e dytë, në Ligën C – grupi 2, me gjashtë pikë./Lajmi.net/