Giresse: Kemi ftuar disa lojtarë të rinj – Berisha e Rexhbecaj? Ata as që e hapin telefonin

Selektori i kombëtares së Kosovës, Alain Giresse është paraqitur në konferencë për media, para dy ndeshjeve të vlefshme për Ligën e Kombeve. Kosova do të përballet me Irlandën Veriore dhe Qipron, dhe në listën e publikuar ka disa emra të rinj. Trajneri ka sqaruar strategjinë e ndjekur në përpilimin e listës dhe më pas është…

Sport

20/09/2022 13:33

Selektori i kombëtares së Kosovës, Alain Giresse është paraqitur në konferencë për media, para dy ndeshjeve të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Kosova do të përballet me Irlandën Veriore dhe Qipron, dhe në listën e publikuar ka disa emra të rinj. Trajneri ka sqaruar strategjinë e ndjekur në përpilimin e listës dhe më pas është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell të gjitha të thënat nga Giressë në këtë konferencë për shtyp.

Fjalimi hyrës i Giresse:

Përshëndetje të gjithëve,

Besoj se e dini rëndësinë e këtij grumbullimi, që ka të bëjë me ndeshjet ndaj Irlandës Veriore dhe Qipros. Kemi përgatitur një listë lojtarësh dhe për mënyrën se si kemi bërë përzgjedhjen e kësaj liste, listë kjo ku kemi grumbulluar lojtarët që sipas nesh kanë qenë me formën më të mirë aktualisht, lojtarë që padyshim ishin më me rëndësi në skuadrat e tyre, por janë me rëndësi edhe te kombëtarja. Në këtë fillim të sezonit të ri, në liga të ndryshme, kemi ndjekur edhe lëvizjet e lojtarëve nëpër klube të ndryshme. Është e rëndësishme të formojmë bazën e ekipit dhe jemi fokusuar në pjesën e lojtarëve të rinj, të sjellim më shumë lojtarë të rinj, në mënyrë progresive, që në të ardhmen ata të kenë rol kyç në kombëtaren tonë, duke ruajtur gjithmonë bazën e njëjtë për ata që janë të rëndësishëm për ne, por duke afruar edhe emra të rinj. Është kjo ajo që e karakterizon grumbullimin e kësaj radhe. Pra emrat e rinj. Sikurse herëve tjera dhe në muajin qershor, edhe kësaj radhe për fat të keq përballemi me mungesa për shkaqe lëndimesh, por edhe shkaqe të tjera. Është shqetësues fakti që në vikendin e fundit kemi disa lojtarë që janë lënduar, por çfarë ne duhet të bëjmë është t’i zëvendësojmë ata sa më mirë me pjesën tjetër që kemi” ka thënë Giresse, transmeton lajmi.net.

Përgjigjet në pyetjet e gazetarëve:

“Fillimisht ne kemi pasur 27 lojtarë, pastaj siç e dini kjo listë u reduktua në 23 lojtarë për shkak të lëndimeve që ndodhën së fundmi. Ajo që ndodhi në qershor ishte diçka e veçantë, dhe shpresojmë të mos ndodh më.”

“Fillimisht duhet të shikojmë lojtarët e lënduar dhe ku luajnë ata. Ndoshta kjo është arsyeja pse nuk jap emra konkret, pasi ka disa pozita ku kemi më pak lojtarë sesa në të tjerat. Krahasim me pjesën ofensive ku kemi shumë lojtarë dhe kur ka lëndime është më lehtë të zëvendësojmë, në pjesën defensive, në krahun e majtë, është më problematike pjesa e zëvendësimit të Paqaradës sepse kemi disa lojtarë të rinj që kanë më pak eksperiencë në lojëra ndërkombëtare ose të këtij niveli. Padyshim, në këto raste kur potenciali i lojtarëve me të cilët tentojmë të mbulojmë këto pozita, përvoja është më e vogël, këtu lind problemi. Kur mungon përvoja është më problematike të zëvendësosh. Me rastin e këtyre lëndimeve, po flasim për mbrojtjen, meqë lojtarët kyç janë lënduar, ne duhej të grumbullonim lojtarë që ndoshta nuk e kanë përvojën e atyre që kishim.
Sa i përket Leart Paqaradës kjo nuk ishte hera e vetme që kemi biseduar, ndonëse ai nuk është ftuar por ne kishim biseduar më herët. Siç e dimë, herën e fundit luajti në barazh me St.Pauli dhe pas këtyre lojërave automatikisht e kam rikontaktuar. Prandaj e kam ftuar, s’kam pasur ndonjë problem në këtë aspekt përveç faktit që mungesa e tij për lëndim tashmë na shqetëson.
Para se të përpilojmë listën e lojtarëve, vështrojmë dhe mbikqyrim numër të madh lojtarëve që mund t’i bashkohen kombëtares, dhe që kanë profil interesant. Një nga ta është Shkëlqim Vladi. Një golashënues dhe sulmues shumë i mirë. Ngjashëm ishte Rrudhani që e ftuam herën e kaluar. Kjo është arsyeja pse e ftuam. Mes tjerash kemi këso situata edhe me lojtarë që ishin te U21 dhe në fund vendosin të mos luajë me A, sikur bëri Kurtulus. Pra ne vrojtojmë shumë lojtarë por ndonjëherë përballemi me situatë të këqija.”

“Padyshim lojtarët e rinj nuk po i nënçmojmë, s’janë këtu vetëm për të bërë numrin në listë. Kjo i lihet rrethanave, por s’do të thotë që janë këtu vetëm për të përbërë listën.
Fillimisht duhet të dimë se në fazën në të cilën dhe në kombëtare më s’ka lojë miqësore. Në të njëjtën kohë, janë këto miqësore, megjithatë këto miqësore na ndihmojmë t’i shohim lojtarët e rinj dhe të shohim lojtarët e rinj. Mirëpo me lojtarët e rinj duhet pasur kujdes, pse? Sepse lojtarët e rinj varësisht prej rrethanave të vështira ku gjindemi, ata vijnë me moral të lartë, ata mund të pësojnë goditje, prandaj duhet pasur kujdes kur i fusim në lojë.”

“Nuk e di sa e dini mënyrën se si ne punojmë, por s’është gjithmonë e lehtë. Dhe pastaj, sigurisht që ne i ftojmë lojtarët por s’i kemi gjithmonë dyert e hapura. Po marrim shembull Kurtulus duke më dërguar mesazh se ka zgjedhur Suedinë dhe është i lumtur. Çfarë mund të bëj unë? Në momentin që këta lojtarë na mbyllin derën, ne nuk merremi më me ta. Shohim çfarë bëjmë me pjesën tjetër, por s’merremi me ata që na kanë refuzuar. Padyshim që pastaj kemi lojtarë që vijnë me dëshirë dhe këta na interesojnë më shumë. Thjesht s’kemi mbërritur deri në atë pikë për të pasur përgjigje po ose jo (s’e hapin telefonin)”, tha Giresse, i pyetur për Mërgim Berishën dhe Elvis Rexhbecaj.

“Sa i përket pjesës së formacionit se si do të paraqitemi, nuk do të bëjmë krahasime me të kaluarën. Kjo varet prej dy ndeshjeve të cilat i kemi. Ne do të rreshtohemi sa më mirë që mundemi. Nëse pyetja i referohet edhe lojtarëve, duhet të ketë ndryshime, sepse nëse nuk i kemi lojtarët e njëjtë, padyshim që duhet të mendojmë një skemë me lojtarët që kemi tani.”

“Janë disa arsye për të cilat është vështirë të ftohet Valon Berisha. E para është distanca siç thatë ju, e dyta kohëve të fundit ai nuk ka luajtur aq shumë. Kampionati i Australisë luhet në kohë tjetër krahasuar me kampionatet evropiane. Kjo është një arsye shtesë.
Padyshim ëhstë pozitiv fakti që Ballkani luan në Conference League. Kjo bën një kontribut të madh në futbollin lokal. Sukseset e skuadrave kosovare kanë bërë që ne të kemi tre lojtarë në listën e përzgjedhjes nga Superliga e Kosovës. Ne e gjejmë mënyrën se si t’i përcjellim lojtarët tanë. Këto suksese të skuadrave kosovare bëjnë që futbolli vendor të jetë më kualitativ. Nga ky futboll kanë dalë lojtarë si Muriqi, Zhegrova, Rashica dhe të tjerë.” /Lajmi.net/