Gimenez pas lëndimit që mori, do të mungojë tre javë
Pas lëndimit të mbrojtësit të Atletico Madrid, Jose Maria Gimenez ndaj Cadiz ai do të mungojë tre javë.
Sport
Gimenez nuk do të jetë në dispozicion për Diego Simeonen në ndeshjet ndaj Manchester United dhe Rayo Vallecano.
Uruguaiani pritet të mungojë për shkak të një problemi muskulor që e pësoi, gjatë ndeshjes ndaj Cadiz, në kuadër të La Ligës, transmeton lajmi.net.
Mungesa e tij do jetë e rëndësishme për ‘Rojiblancos’ përpara ndeshjes së dytë të fazës së 1/16 të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester United.
Ai është një lojtar i kyç për Simeonen, por ka munguar këtë sezon për shkak të lëndimeve./Lajmi.net/