Gigi Hadid kërkon falje që shkaktoi aksidentalisht ‘bujë’ me komentin e saj për shtatzëninë e Rihanna-s

Modelja kërkoi falje që shkaktoi 'bujë' me komentin e saj të ëmbël në postimin e fundit të Rihannës, në të cilin ajo tregonte barkun e rrumbullakosur.

ShowBiz

11/02/2022 15:56

Të mërkurën, supermodelja ndezi spekulime në mesin e fansave se themeluesja 33-vjeçare e “Fenty Beauty” mund të jetë në pritje të binjakëve pasi shkroi “tre engjëj” nën njoftimin për shtatzëninë e shoqes së saj në Instagram, transmeton lajmi.net.

Tre ditë pasi nxiti thashethemet se këngëtarja kishte dy të vegjël rrugës, nëna e një fëmije sqaroi se i referohej Ririt, A$AP Rocky-t dhe fëmijës së tyre të ardhshëm.

“Sapo mora fjalën për këtë trazirë. E kisha fjalën rih / Rocky / foshnjë” – shpjegoi Gigi nën komentin e saj.

Ndryshe, Hadid ka bashkëpunuar me Rihanna-n disa herë, duke përfshirë ecjen në shfaqjen e modës të markës së saj të të brendshmeve “Savage X Fenty” “Volume 3” në shtator.

Rikujtojmë se, Rihanna dhe Rocky, ndanë lajmin e tyre të foshnjës me një fotosesion të mrekullueshëm teksa këngëtarja shfaqi barkun e saj në rritje me një pallto rozë të hapur, gjatë një shëtitjeje nëpër rrugët e New York./Lajmi.net/