Getafe zyrtarizon transferimin e talentit të Real Madrid

Talenti i ri i Real Madrid, Takefusa Kubo, është bashkuar me klubin e Getafes.

Sport

08/01/2021 14:49

Pas transferimit në Villarreal në formë huazimi, Kubo, megjithatë, nuk arriti ta shfaq potencialin e tij sa duhet.

Tani, ai ka gjetur një klub të ri, ku do të transferohet në klubin tjetër nga Madridi, përcjell lajmi.net

Getafe, ka zyrtarizuar ardhjen e Kubos, në një marrëveshje huazimi deri në fund të këtij sezoni.

Lojtari ka zhvilluar vetëm 2 ndeshje me Villarreal këtë sezon dhe nuk ka pasur hapësirë sa duhet. Tani, ai do të bashkohet me mikun e tij Carles Alena, i cili është huazuar aty gjithashtu./Lajmi.net/