Gërvalla: Sovraniteti i plotë i Kosovës në CEFTA ishte i vonuar
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se më në fund Kosova flet vetë në CEFTA, e jo UNMIK në emër të saj. Në një postim në platformën ”X”, Gërvalla ka deklaruar se sovraniteti i plotë i Kosovës në CEFTA ishte i vonuar. “Më në fund dhe me të drejtë: Kosova po…
Lajme
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se më në fund Kosova flet vetë në CEFTA, e jo UNMIK në emër të saj.
Në një postim në platformën ”X”, Gërvalla ka deklaruar se sovraniteti i plotë i Kosovës në CEFTA ishte i vonuar.
“Më në fund dhe me të drejtë: Kosova po flet vetë në CEFTA, që nuk përfaqësohet më gabimisht nga UNMIK-u. Puna e vështirë dhe vendimet e vështira në vitet e fundit dhanë rezultat. Sovraniteti i plotë i Kosovës në CEFTA ishte i vonuar. Tani, ne kemi hapur vetëm një kapitull tjetër të rëndësishëm ndërkombëtar”, ka shkruar Gërvalla në rrjetin social X.