Gërvalla priti në aeroport Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë. Kjo vizitë thekson angazhimin e përbashkët për forcimin e lidhjeve mes dy shteteve dhe avancimin e paqes e stabilitetit në rajon dhe…

Lajme
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë. Kjo vizitë thekson angazhimin e përbashkët për forcimin e lidhjeve mes dy shteteve dhe avancimin e paqes e stabilitetit në rajon dhe më gjerë.
Ministrja Gërvalla e informoi Sekretarin Lammy për sfidat e sigurisë në Ballkan, përfshirë veprimet destabilizuese të Serbisë dhe ndikimin rus, të cilat vazhdojnë të rrezikojnë stabilitetin rajonal.
Ajo theksoi se vetëm përmes veprimeve të përbashkëta me aleatët mund të sigurohet ruajtja e paqes dhe stabilitetit, jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin dhe më gjerë.
“Partneriteti mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar do të vazhdojë të forcohet dhe të thellohet, me fokus në përmirësimin e bashkëpunimit në fushat e sigurisë, ekonomisë dhe politikës ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e MPJD.