Gërvalla: Kërcënimet për bllokim në pikat kufitare, dëshmi e veprimeve destabilizuese të Serbisë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla se me homologun e saj turk, Hakan Fidan kanë folur për sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Gërvalla tha se në kohën kur Serbia po kërcënon Kosovën, roli i Turqisë dhe NATO-s është i rëndësishëm për garantimin e paqes dhe stabilitetit në gjithë rajonin. “Kosova mbetet e përkushtuar për…

Lajme

06/09/2024 11:21

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla se me homologun e saj turk, Hakan Fidan kanë folur për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Gërvalla tha se në kohën kur Serbia po kërcënon Kosovën, roli i Turqisë dhe NATO-s është i rëndësishëm për garantimin e paqes dhe stabilitetit në gjithë rajonin.

“Kosova mbetet e përkushtuar për partneritetin e saj me NATO-n dhe forcimin e pranisë së saj në vendin tonë si garanci e mbrojtjes dhe paqes në rajon. Ne shohim Serbinë si një rrezik për stabilitetin rajonal, kërcënimet për bllokimet sot të pikave kufitare janë vetëm dëshmi e shtuar e synimeve hegjemoniste por edhe veprimeve konkrete provokuese dhe destabilizuese të Serbisë të cilat shkojnë përtej kërcënimeve verbale. Sovraniteti i Kosovës nuk është i diskutueshëm, jemi të vendosur që bashkë me aleatët dhe partnerët tanë, përfshirë Turqinë të vazhdojmë të ruajmë dhe forcojmë paqen në Kosovë dhe më gjerë”,deklaroi ministrja Gërvalla.

“Me këtë qasje dhe me bllokimin e kufijve të Kosovës dhe me qasje vazhdimisht armiqësore, e gjuhë që nxit urrejtje dhe konflikte do të jetë shumë i vështirë procesi i dialogut në Bruksel. Duhet të presim derisa të vinë bartës të rinj të institucioneve me shpresën që mund të kenë një mision të qartë se si të ruhet paqja në rajon”, shtoi ajo, transmeton lajmi.net.

Serbët kanë paralajmëruar bllokimin e pikave kufitare që lidhen me Kosovën sot nga ora 18:00./Lajmi.net/