Gërvalla: Hapi i sotëm dëshmon përparimin e jashtëzakonshëm të Kosovës në forcimin e demokracisë

Asambleja Parlamentare ka votuar sot pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Për këtë hap të rëndësishëm ka uruar edhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz. Ajo ka shkruar se hapi i sotëm dëshmon përparimin e jashtëzakonshëm të Kosovës në forcimin e demokracisë, të sundimit të ligjit, të mbrojtjes së…

Lajme

16/04/2024 20:20

Asambleja Parlamentare ka votuar sot pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Për këtë hap të rëndësishëm ka uruar edhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz.

Ajo ka shkruar se hapi i sotëm dëshmon përparimin e jashtëzakonshëm të Kosovës në forcimin e demokracisë, të sundimit të ligjit, të mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve të saj dhe sidomos të komuniteteve joshumicë.

“Deri në anëtarësimin e plotë të Kosovës në Këshillin e Evropës mbetet edhe shumë punë për të bërë. Mirëpo sot është dita për të falënderuar shumë të gjithë ata që na mbështetën nga fillimi në këtë rrugë të vështirë, por edhe të gjithë ata që në fillim ishin hezitues, por më pas na përkrahën dhe ndihmuan me shumë besim edhe energji”, ka shkruar Gërvalla.

Postimi i plotë: