Gerta Gixhari për Gjestin: E kam uruar për këngën e re, më pëlqeu shumë
Ish-konkurrentja Big Brother VIP Albania 4, Gerta Gixhari, në një intervistë për emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ka folur për marrëdhënien e saj me fituesin e këtij formati, Gjestin. Ajo ndër të tjera tha se i pëlqen arti i Gjestit, derisa shtoi se e ka uruar për këngën e re “Veshu, ndrequ”. “Unë i kam…

ShowBiz
Ish-konkurrentja Big Brother VIP Albania 4, Gerta Gixhari, në një intervistë për emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ka folur për marrëdhënien e saj me fituesin e këtij formati, Gjestin.
Ajo ndër të tjera tha se i pëlqen arti i Gjestit, derisa shtoi se e ka uruar për këngën e re “Veshu, ndrequ”.
“Unë i kam dërguar mesazhe, e kam uruar për këngën e re. Më ka pëlqyer kënga e re ‘veshu, ndrequ’, është shumë e bukur”, u shpreh ajo.
Tutje theksoi: “Unë e kam shprehur pëlqimin për artin e Gjestit, ia kam shprehur edhe brenda shtëpisë, sepse ata dy këngë të paktën që i ka hit, i ka shumë të lezetshme, më kënaqin kur i dëgjoj”.
Gixhari ka thënë se brenda raporti me Gjestin ka qenë shumë i lezetshëm, edhe pse kanë pasur përplasje të shumta.
Besart Kelmendi (emri i vërtetë) nga ana tjetër e ka vlerësuar gazetaren për lojën që ka bërë dhe se ka qenë e drejtpërdrejtë.
E mes tjerash Gixhari tha që në BBVA kishte presion shumë të madh të kamerave dhe nuk është siç duket nga jashtë.