Gerrard, goli i 100-të në Premierligë

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard u bë mesfushori i katërt në Premierligë që realizoi 100 gola për skuadrën e tij, në duelin kundër Newcastle Unitedit të shtunën. Gerrard ishte në kuotën e 99 shënimeve kurse realizoi golin jubilar në përballjen në St James Park, kur konkretizoi penalltinë e fituar nga Luis Suarez. Mesfushori i Chelseas,…

Sport

19/10/2013 14:00

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard u bë mesfushori i katërt në Premierligë që realizoi 100 gola për skuadrën e tij, në duelin kundër Newcastle Unitedit të shtunën.

Gerrard ishte në kuotën e 99 shënimeve kurse realizoi golin jubilar në përballjen në St James Park, kur konkretizoi penalltinë e fituar nga Luis Suarez. Mesfushori i Chelseas, Frank Lampard është mesfushori realizator më i mirë me 166 gola, kurse Ryan Giggs dhe Paul Scholes shënuan 109 përkatësisht 107 herë.

Në përgjithësi, Alan Shearer kryeson me 260 gola në elitën e futbollit anglez, ish sulmuesi i Newcastles u bë futbollisti i parë që arriti kuotën e 100 shënimeve gjatë stinorit 1995-96.

Prej kur Shearer realizoi 100 gola, 23 futbollistë të tjerë e bënë të njëjtën gjë, përfshirë Thierry Henry, Robin van Persie dhe ish bashkëlojtarin e Liverpoolit, Michael Owen.