Gerardo Romeo: Një lojtar që ka luajtur për Barcelonën mund të rikthehet në verë
Gazetari Gerardo Romeo i ka entuziasmuar fansat e Barcelonës me një shkrim të tij në rrjetin social, Twitter.
Sport
Romeo tha se gjatë kësaj verë do të kthehet në “Camp Nou” një lojtar që ka luajtur dikur për Barcelonën.
Ka mjaftuar ky shkrim i shkurtër që “blaugranët” të aludojnë menjëherë për Lionel Messin, i cili u largua nga katalunasit verën e kaluar për në PSG, shkruan lajmi.net.
Argjentinasi nuk po e gjen formën e tij më të mirë në Francë e për rrjedhojë janë shtuar spekulimet që ai të rikthehet në klubin që e formoi si futbollist.
Mbetet të shihet nëse do të jetë pikërisht 34-vjeçari lojtari për të cilin ka aluduar Romeo. /Lajmi.net/