Gerard Romero: Alexander-Arnold te Barcelona është e mundur, mund të ndodh në 2023

Gazetari spanjoll, Gerard Romero, ka thënë se Barcelona mund ta transferojë mbrojtësin anglez, Trent Alexander-Arnold. Në një paraqitje direkte në ‘Twitch’, Gerard Romero ka folur për planet e Barcelonës për merkaton e vitit të ardhshëm. Gazetari spanjoll ka thënë se transferimi i Trent Alexander-Arnold te Barca është tejet i mundur, përcjell lajmi.net. Sipas tij, Barcelona…

Sport

25/09/2022 21:50

Gazetari spanjoll, Gerard Romero, ka thënë se Barcelona mund ta transferojë mbrojtësin anglez, Trent Alexander-Arnold.

Në një paraqitje direkte në ‘Twitch’, Gerard Romero ka folur për planet e Barcelonës për merkaton e vitit të ardhshëm.

Gazetari spanjoll ka thënë se transferimi i Trent Alexander-Arnold te Barca është tejet i mundur, përcjell lajmi.net.

Sipas tij, Barcelona duhet të shpenzojë një shumë të madhe parash për ta siguruar kartonin e yllit të Liverpool.

Shpenzimet për një mbrojtës krahu janë në plan për vitin 2023,  shton ai.

Arnold ka qenë padyshim më i miri në pozitën e tij në dy-tri sezonet e fundit, por këtë edicion po pranon disa kritika.

Mbetet të shihet nëse Barcelona do të bëjë ndonjë lëvizje konkrete për të tentuar kartonin e tij. /Lajmi.net/