Parashikimi i motit për të martën

Të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje lokale shiu, ndërsa në zonat malore pritet të paraqiten në formë të borës. Reshjet më të përqëndruara pritet të jenë në zonën juglindore dhe lindore. Era do të fryjë nga verilindja, e cila herë pas here pritet të jetë e…

Lajme

12/10/2026 22:48

Të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje lokale shiu, ndërsa në zonat malore pritet të paraqiten në formë të borës. Reshjet më të përqëndruara pritet të jenë në zonën juglindore dhe lindore.

Era do të fryjë nga verilindja, e cila herë pas here pritet të jetë e fortë, me shpejtësi prej 15-46 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 7 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 14°C. /MeteoKosova/