Genta në super formë në videoklipin e ri, ja si titullohet kënga (FOTO)

Më në fund po vjen projekti për të cilin Genta ka punuar me Endrit Mumajesin.

ShowBiz

14/10/2016 19:44

Genta Ismajli ka zbuluar se titulli i këngës së re është ‘Squat babay’.

Këngëtarja ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi e video të xhirimeve dhe ajo duket në super formë e shumë seksi, shkruan lajmi.net.

Kënga ritmike është një bashkëpunim që Genta ka lajmëruar më herët se ka bërë me kompozitorin e Threedots, Endrit Mumajesi, mëson Telegrafi.

Genta i ka kushtuar shumë rëndësi këtij projekti, pasi ka bashkëpunuar sërish me grupin e baletit Albi Nako, ndërsa klipi po punohet nga Entermedia./lajmi.net

Ndiqni emisionin më të ri të showbizit, prodhuar nga lajmi.net