Genoa më në fund ‘e pastër’ nga Covid-19
Genoa ka marrë lajme të mira lidhur me Covid-19.

Sport
Koronavirusi po pengon përsëri ecurinë e futbollit, sidomos në Serie A, ku shumë skuadra shfaqin raste të reja të infektuara.
Një nga skuadrat më të goditura së fundmi ishte Genoa, e cila skuadër numëronte 22 anëtarë të infektuar.
Sot, skuadra ka njoftuar se të gjithë janë shëruar nga virusi dhe skuadra qëndron me 0 raste pozitive, transmeton lajmi.net.
Darian Males dhe Petar Brlek ishin dy lojtarët e fundit që u kthyen në stërvitjet e Genoas.
Në mesin e lojtarëve që rezultonin pozitiv te Genoa ishte edhe Valon Behrami. /Lajmi.net/