Gazzetta dello Sport: Situata e Mbappes si e Neymar në 2017, PSG konsideron largimin për 180 milionë euro

Pas "RMC Sport", është gazeta italiane "Gazzetta della Sport" që ka raportuar për largimin e mundshëm të sulmuesit së PSG-së, Kylian Mbappe brenda javës.

Sport

24/08/2021 18:19

Francezi ëndërron për kalimin te Real Madrid, por deri më tani, PSG nuk ka pranuar të nis negociatat me klubin e madh spanjoll, transmeton lajmi.net.

Kontrata e Mbappes skadon pas një viti, mirëpo PSG shpreson ta bind për rinovim, edhe pse deri më tani lojtari ka refuzuar gjashtë propozime, e fundit ishte kontratë pesëvjeçare me mundësi për një tjetër dhe pagë sa të Neymarit (30 milionë euro plus bonuset).

Tani, Gazzetta dello Sport, ka raportuar se PSG për herë të parë konsideron shitjen e Mbappe, por me kërkesa shumë të larta, 180 milionë euro (145 milionë euro për PSG dhe 35 milionë euro për Monaco shkaku i klauzolës në vitin 2017).

Situatën e Mbappes, gazeta italiane e ka krahasuar me atë të Neymarit në vitin 2019, që pranonte të negocionte, por kishte kërkesa të larta që Barcelona nuk mund t’i paguante./Lajmi.net/