Gazzetta dello Sport: Haaland ka marrëveshje me Real Madridin

Gazeta e njohur italiane, “Gazzetta dello Sport”, pretendon se gjiganti spanjoll, Real Madrid ka marrëveshje me sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Sport

22/06/2021 09:30

Norvegjezi vazhdon të jetë i lidhur me largimin nga Dortmund pasi shkëlqeu edicionin e kaluar me 41 gola në 41 ndeshje, përcjellë lajmi.net.

Interesim për Haaland kanë shprehur top klubet evropiane, si Barcelona, Man City, Man United, PSG dhe Juventus, mirëpo sulmuesi thuhet se ka arritur marrëveshje me Real Madridin.

Gazetari i “Gazzetta dello Sport”, Alfredo Pedulla ka raportuar se klubi madrilen dhe norvegjezi kanë marrëveshje të plotë, ndërsa tani duhet vetëm të gjendet ‘gjuha e përbashkët’ mes dy klubeve.

Dortmund dhe Real kanë lidhje mjaftë të mirë, ngase shpesh herë kanë huazuar lojtarë mes vete ose edhe blerje.

Ndërkohë, Dortmund për Haaland ka kërkuar 175 milionë euro, derisa në vitin 2022, kjo vlerë zbritet në 75 milionë euro./Lajmi.net/