Gazetari italian: Real Madridi po interesohet për Muriqin

Real Madridi është duke kërkuar informacione për sulmuesin e Mallorcas, Vedat Muriqi. Të paktën kështu raporton gazetari italian, Daimiano Er Faina, transmeton lajmi.net. Shtatlarti kosovar është duke bërë një sezon fantastik me Mallorcan, duke qenë i dyti në listën e golashënuesve në La liga. Vetëm Robert Lewandowski ka shënuar më shumë se bomberi prizrenas. “Los…

Sport

09/12/2022 07:57

Real Madridi është duke kërkuar informacione për sulmuesin e Mallorcas, Vedat Muriqi.

Të paktën kështu raporton gazetari italian, Daimiano Er Faina, transmeton lajmi.net.

Shtatlarti kosovar është duke bërë një sezon fantastik me Mallorcan, duke qenë i dyti në listën e golashënuesve në La liga.

Vetëm Robert Lewandowski ka shënuar më shumë se bomberi prizrenas.

“Los Blancos” janë të interesuar që ta kenë një zëvendësues të denjë për Karim Benzeman i cili nuk mund të premtojë edhe shumë vite si  udhëheqës i sulmit të “Mbretërve”.

Aktualisht nuk mund të flitet për një afat të afërt të kalimit të lojtarit në “Bernabeu”, por këto zëra mund të konkretizohen shpejt, veçmas kur bëhet fjalë për një interesim të Realit. /Lajmi.net/