Gati marrëveshja, Juventus pret sulmuesin e ri

Juventus është gati të finalizojë transferimin e sulmuesit të ri.

Sport

17/09/2020 10:43

Arek Milik ka dhënë sinjale positive në lidhje me transferimin e tij te Roma.

Kjo hap rrugë për “zhbllokimin” e Edin Dzekos nga Giallorossët dhe kalimin e tij në Juventus.

“Goal Italia” raporton se palët kanë shënuar avancim në përpjekjet e tyre për finalizimin e transferimeve të sulmuesve para fillimit të sezonit të ri në Serie A, në fundjavë, transmeton lajmi.net.

Milik është nxjerrë në shitje nga Napoli dhe ka zgjuar interesim nga Roma.

Por, vetëm në rast të kompletimit të transferimit të tij, Dzeko do të lejohet t’i bashkohet Juventusit. /Lajmi.net/