Gashi: Nuk ka fitues apo humbës të madh nga rundi i parë i zgjedhjeve
Analisti Politik, Astrit Gashi, ka deklaruar se nuk ka një fitues apo humbës të madh nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit. “Ende herët është, nuk po më duket që ky rundi i parë ka shpallë fitues të parë dhe humbës, gjithë janë fitues në disa pika dhe humbës në disa pika tjera. Nuk kam një…

Lajme
Analisti Politik, Astrit Gashi, ka deklaruar se nuk ka një fitues apo humbës të madh nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
“Ende herët është, nuk po më duket që ky rundi i parë ka shpallë fitues të parë dhe humbës, gjithë janë fitues në disa pika dhe humbës në disa pika tjera. Nuk kam një fitues të qartë. Ne po e shohim dikush e deklaron fitoren me diçka, PDK deklarohet se i ka votat më të mëdha për asamble komunale, LDK numrin më të madh të votave të përgjithshme VV diçka tjetër. Pra të gjitha janë duke e shpallur një fitore, me gjasë në zgjedhjet lokale ka një fitues. Unë nuk shoh ndonjë fitues e humbës të madh”, ka deklaruar Gashi në Dukagjin.
Ai ka thekuar se një fitues i fuqishëm është Ramiz Lladrovci në Drenas, që siç ka thënë ai e ka fituar vetë garën me një parti që nuk e ka.